Fotografia e vitit: Papa Françesku dhe Imami i Madh duke u puthur

Nuk ka rastisur të shihni një fotografi të tillë ku dy prijës shumë të rëndësishëm duke u puthur, por kësaj here agjencia e njohur e lajmeve, ‘Reuters’ ka publikuar një imazh të tillë, duke e cilësuar si fotografi e vitit.

Në fotografinë e publikuar nga ‘Reuters’ shihen duke u puthur Papa Françesku dhe Imami i Madh i al-Zharit.

Fotografia është shkrepur pas nënshkrimit të një dokumenti për luftimin e ekstremizmit, në një takim ndërfetar në Memorialin e Themeluesit në Abu Dhabi, më 4 shkurt 2019.

Kujtojmë, që ‘Reuters’ çdo fundvit publikon 50 fotografitë më të mira të vitit, të cilat kanë një histori pas vetes që ka marrë vëmendjen nëpër botë.

Kjo Agjenci në vitin 2016 pati publikuar edhe një fotografi të Kuvendit të Kosovës me gazin lotësjellës.

SHPËRNDAJE