Fqinjtë në hall me Serbinë: Serbia i reagon tash edhe Maqedonisë për shkak të Kosovës

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha sot, se pas ftesës për Shkupin që t’i bashkohet NATO-s, të gjithë duhet të ndjekin shembullin e Maqedonisë dhe i bëri thirrje Serbisë e Kosovës të vazhdojnë dialogun në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Deklarata e tij ka shkaktuar reagimin e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se Zaevi “duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbi”.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

“Zaev duhet të di se nuk ka Kosovë dhe Serbi, por vetëm Serbia dhe territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë Vulin duke komentuar deklaratën nga kryeministri maqedonas.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE