Franca kundër Grenellit, sapo i dha një përkrahje të fortë Albin Kurtit

Franca mirëpret vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti që të heqë plotësisht tarifat ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, të cilat u prezantuan në nëntor 2018.

Në një njoftim nga Ambasada e Francës në Prishtinë thuhet se heqja e taksës është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizimin me Serbinë.

“Detyra tani është që të rindërtojë gradualisht besimin në mënyrë që negociatat e udhëhequra nga BE të fillojnë së shpejti”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Francës në Prishtinë, e cila në këtë mënyrë iu bashkëngjitet qëndrimeve të mëhershme sot të Gjermanisë dhe Italisë që përshëndetën heqjen e taksës dhe kërkuan vazhdimin e dialogut.

“Ankesat ekzistuese, për sa i përket barrierave tregtare jo-tarifore, për shembull, duhet të zgjidhen në kornizën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Ser bisë, me lehtësimin e BE-së. Të gjitha vendet, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, po përballen me sfida të mëdha përballë virusit të ri COVID-19.

Nuk është koha për manovrim politik. Të dy qeveritë duhet të përqendrojnë të gjitha përpjekjet e tyre në tejkalimin e krizës shëndetësore. Bashkëpunimi rajonal ka një rëndësi të lartë në këtë kontekst”, përfundon deklarata.

Ndryshe, emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorit Richard Grenell, sot e ka kritikuar vendimin e kryeministrit Kurti për vendosjen graduale të reciprocitetit me Serbinë.

SHPËRNDAJE