Frashër Krasniqi përmend emrin e ministrit, që sipas tij, ka gisht në vdekjen e Astrit Deharit

Frashër Krasniqi, tani deputet nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka folur për rastin Dehari duke akuzuar edhe ministrin e Drejtësisë se ai dhe shokët e tij kanë gisht në montimin e këtij rasti.

“Problemi kryesor është se ky është proces i montuar. Astrit Dehari vdiq në paraburgim pa pasur aktakuzë të ngritur. Vdekja e tij ka qenë e pajustifikueshme.

Astritin nuk e kanë identifikuar si pjesëmarrës, asnjë provë nuk ka impliku përfshirjen tonë në këtë rast”, tha Krasniqi.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Gjithçka ka qenë montim politik, të gjitha ekspertizat kanë treguar se ky rast ka qenë i pabazuar, madje edhe FBI ka treguar, ka ndodh montimi në policinë e Kosovës dhe ka vazhduar tutje”, shtoi ai.

Ka përmendur edhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri, duke thënë se ai dhe shumë shokë të tij që sot mbajnë pozita të ndryshme, kanë gisht në montimin e rastit Dehari.

“Është Ministri i Drejtësisë i cili prej fillimit ka dhënë deklarata publike, e ka përfshirë veten publikisht në këtë rast, duke folur me emra e mbiemra se kush qenkan kryesit e këtij sulmi, tamam si prokuror, dhe nuk ka pas asnjë fakt e provë. Ka dhënë sinjale të qarta për njerëzit e tyre se kë dhe qysh me gjyku. Janë njerëz të afërt të Tahirit, shokë të tij që e kanë organizuar montimin e këtij rasti”, shtoi ai.

Pak ditë pas kësaj, siç tha ai, janë përsëri disa tjerë shokë të Tahirit që intervenuan pa prova e pa fakte për t’i arrestuar.

“Kështu, Kadri Veseli e emëron atë Ministër të Drejtësisë. Duhej të emërohej si ministër i persekutimit publik e jo Ministër i Drejtësisë”, përfundoi ai.

Në fund, pyeti Tahirin se a distancohet tani nga deklaratat që ka dhënë e i ka akuzuar ata.

SHPËRNDAJE