“Fundi i marrëzisë”, nga 1 janari mbyllen lojërat e fatit

Në një dalje për mediat në përfundim të mbledhjes së qeverisë kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar do të pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë, por edhe bastet sportive me kuaj, qen apo ato që ai i quajti skllavë të faunës.

Sipas Rames Lotaria Kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT”.

“Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar.

Paralajmëroj gjithashtu televizionet, radiot, por edhe portalet që brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve që kanë”, u shpreh Rama.

SHPËRNDAJE