“Futbolli është bërë biznes, lojtarët janë vetëm numra”, Boateng befason me deklaratën

Kevin-Princ Boateng ka pasur fatin të luajë për disa nga skuadrat më të forta në botë, siç është Milani apo edhe Barcelona. Prej disa sezonesh ai mbron ngjyrat e Fiorentinës në Itali, ku gjithashtu nuk duket në formën më të mirë të mundshme.

Ditët e fundit ai ka dhënë një intervistë për “Bild”, ku shprehet i pakënaqur me zhvillimet që po ndodhin në futboll duke deklaruar se: “Futbolli tani është vetëm biznes, ne jemi vetëm numra. Nëse nuk luani mirë, do të zëvendësoheni, nuk ka më besnikëri dhe kjo është e trishtë. Duhet bërë një studim për lojtarët, sa prej tyre janë të lumtur kur shkojnë në stërvitje? Sa argëtohen? Ka raste kur më pëlqen vetja, e më parë nuk ka qenë kështu”.

Ganezi nuk ka ngurruar të thumbojë edhe kolegët e rinj. “Të rinjtë? Disa syresh që 19 vjeç kanë Mercedes. Nuk bëjnë asgjë për të përmirësuar veten, asnjë edhe një stërvitje shtesë. Luajnë “PlayStation”, kalojnë kohën në rrjetet sociale dhe më pas shkojnë në stërvitje. Futbolli ka ndryshuar shumë”, përfundoi Boateng.

SHPËRNDAJE