Futbollistët çekë me veprim të turpshëm pas fitores kundër Kosovës

Futbollistët çek pas ndeshjes të cilën e fituan me rezultat 2 me 1, kanë veshur fanella ku Kosovën e vendosin në hartën e Serbisë.

Një veprim ky i papranueshëm, pasi Kosova është njohur nga Çekia pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Kjo po ashtu është e kundërta me atë që ndodhi në Prishtinë, ku çekëve iu bë një pritje e mirë, siç ka ndodhur me të gjithë që kanë shkelur në barin e ‘Fadil Vokrrit’.

Kujtojmë se para ndeshjes, huliganët çekë kanë sulmuar disa tifozë të Kosovës.

SHPËRNDAJE