Futbollisti i Premierligës që ka lënë pas Ronaldon dhe Messin

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, kanë dominuar futbollin evropian dhe botëror viteve të fundit.

Me golat dhe trofetë e fituara, Messi dhe Ronaldo kanë qenë të pakapshëm nga të tjerët në shumë aspekte.

Të dy këta janë fituesit e vetëm të trofeut të Topit të Artë në dhjetë vitet e fundit.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Por, jo në të gjitha aspektet kanë dominuar. Është Kevin De Bruyne i Manchester Cityt që lë pas të dy, si lojtari me më së shumti asistime në pesë ligat kryesore të Evropës.

De Bruyne që nga debutimi te Werderi në vitin 2012, ka arritur të realizojë 77 asistime, një më shumë se Messi.


SHPËRNDAJE