Gani Geci jep një propozim se si mund të vazhdojë sërish bashkëpunimi LDK-LVV

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se edhe pse ka ndodhur mocioni i votëbesimit ka një mundësi të vazhdohet tutje koalicioni por sipas tij tashmë duhet të ndryshojnë rolet.

“Propozoj që marrëveshja LDK -LVV të zbatohet në përpikmëri e njëjta por vetëm të ndërrohen 3 pozicionet kushtetuese dhe të ecim tutje se nuk kemi mundësi tjera në këto kohëra kur jemi me pandemi globale.

Pra Kryeministri t’i takoj LDK dhe marrëveshja të mbetet e njëjta vetëm të ndërrojnë pozicionet ashtu siç i kërkonte LDK në fillim LVV-së” shkruan Geci në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq duke pasur parasysh rrjedhën e djeshme të situatës politike se dhe votimin e mosbesimit nga Kuvendi i Kosovës të Qeverisë Kurti ekziston edhe një mundësi për ecjen përpara.

Duke ditë se partitë tona politike LDK dhe LVV fituese të zgjedhjeve gjatë fushatës elektorale kanë garua në sloganin kurrë me PDK dhe vendimet e Këshillave të Përgjithshëm të partive LDK dhe LVV për zgjedhjet e 6 tetorit vështirë me u thye nga dy partitë pa u kthye te sovrani.

Duke pasur parasysh deklarimin e mbrëmshëm të kryetarit Isa Mustafa si dhe aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese për propozimin e mandatarit ka te drejt partia fituese e zgjedhjeve.

Duke pasur parasysh që Albin Kurti nuk mund të kërkoj mandat të dytë në bazë të kushtetutës sepse Albin Kurti nuk diti ta menaxhoj politikën e jashtme politikat qeveritare ndërpartiake.

E ka menaxhua mirë politiken populliste menaxhim popullist që nuk do të thotë menaxhim politik sepse rreth Kosovës sillen edhe shumë faktorë tjerë

Propozoj që marrëveshja LDK -LVV të zbatohet në përpikmëri e njëjta por vetëm të ndërrohen 3 pozicionet kushtetuese dhe të ecim tutje se nuk kemi mundësi tjera në këto kohëra kur jemi me pandemi globale.

Pra Kryeministri t’i takoj LDK dhe marrëveshja të mbetet e njëjta vetëm të ndërrojnë pozicionet ashtu siç i kërkonte LDK në fillim LVV-së.

SHPËRNDAJE