Ganimete Musliu ‘godet’ ministrat e Haradinajt: Është lehtë të vraponi pas pozitave

Deputetja e PDK’së Ganimete Musliu ka postuar një fotografi nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës,  ku lavdëron ministrat që janë present në sallë, e të cilët janë nga PDK, derisa ka disa fjalë për ministrat tjerë që nuk janë prezent.

“Eshte lehte te vraposh pas pozitave por veshtire te mbahen ato me perkushtim dhe pergjegjesi.

Pergezoj Ministrat Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Kujtim Gashi dhe Uran Ismaili qe jane te vetmit ne Seancen Parlamentare, nga alamet kabineti qeveritar”, shkruan Musliu.

SHPËRNDAJE