Ganimete Musliu godet rëndë krerët e AKI-së

Zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës përsëri e kanë injoruar ftesën e Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, ka thënë se kjo është hera e katërt që AKI-ja nuk vjen në raportim për të informuar rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Ajo thotë se si komision kanë konstatuar se nuk po munden të zhvillojnë kontroll demokratik mbi AKI-në.(Kliko mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

“Atëherë ne sot e kishim mbledhjen të Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së. Është hera e katërt që i ftojmë për të na informuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Në bazë të ligjit kemi ftuar edhe zv.drejtori, por ai nuk ka ardhë.

Komisioni ka konstatuar si komision nuk jemi duke mundur ta zhvillojmë kontrollin demokratik mbi AKI-në.

Në bazë të kompetencave do të mundohemi të gjejmë rrugë, për të marrë informacione nga institucionet përgjegjëse”.

Drejtori i AKI-së është dorëhequr ditë më parë pas skandalit të deportimit të gylenistëve. Ai ishte ftuar për raportim para dorëheqjes por kishte refuzuar ta bënte një gjë të tillë. Ndërkohë edhe zv.drejtori i këtij institucioni ka vepruar njëjtë./periskopi

SHPËRNDAJE