Ja kë do të përkrahë AAK në Ferizaj

Kandidati i AAK për komunë të Ferizajt, Xhavit Zariqi në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se ende nuk kanë vendosur se kë do ta përkrahin në zgjedhjet për balotazhin.

“Jo ende nuk kemi vendosur, jemi duke biseduar brenda partisë po ende nuk ka diçka konkrete”, ka thënë shkurt Zariqi.

Në Ferizaj do të ketë balotazh mes Agim Aliut të PDK-së dhe Muharrem Svarqës së LDK-së i cili për katër vite radhazi ka udhëhequr me këtë komunë.