Gazeta serbe: Kjo ishte marrëveshja sekrete e SHBA-së me Rusinë për përmbysjen e Millosheviqit

E përditshmja beogradase, “Kurir” në numrin e sotëm ia ka kushtuar një shkrim të veçantë një bisede ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton dhe atë rus, Boris Jelcin rreth çështjes së Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë artikull është pasqyruar një bisedë që kishin protagonist dy presidentët e shteteve më të fuqishme në botë. Aty përmendet rasti i Slobodan Millosheviqit dhe bombardimi i Serbisë në vitin 1999, transmeton Indeksonline.

“Kurir” shkruan se bisedat sekrete ndërmjet presidentit rus dhe atij të SHBA-së u botuan në Bibliotekën e Klintonin në Uashington.

“Spiunët rusë së bashku me ato amerikanë zhvilluan strategjinë e prishjes së Millosheviqit”, thuhet në shkrimin e kësaj gazete serbe.

SHPËRNDAJE