Gazeta serbe “zbulon” skenarët kosovarë për ta marrë Gazivodën

Gazeta serbe ‘Kurir’, thotë se Kosova po planifikon dy skenare për të marrë Hidrocentralin e Gazivodës, i cili furnizon me ujë dhe energji elektrike një pjesë të madhe të Mitrovicës.

‘Kurir’ paralajmëron se nesër do të zbulojë të dy skenarët e Kosovës, përmes të cilëve planifikojnë të futen në veri të Mitrovicës.

Madje këtë plan gazeta serbe e quan si ‘plani i ferrit’.

Kujtojmë se media të ndryshme serbe kanë raportuar për tensionim të mundshëm të situatës në veriun e Mitrovicës, pas deklarimeve të zyrtarëve serb se do të marrin iniciativë për të themeluar një anshëm Asociacionin e Komunave Serbe.

Por këto deklarime janë zbutur, pas reagimit të BE-së dhe thirrjes për qetësi.

Ndërkohë në Kosovë është duke u zhvilluar debat i madh lidhur me idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, që u propozua nga Thaçi, por që nuk përkrahen nga askush.

Haradinaj ka thënë se një gjë e tillë do të nxitë konflikt të armatosur./Periskopi

SHPËRNDAJE