Gazeta zvicerane ‘zbulon’ kush dha urdhër për kidnapimin e gylenistëve: Përmend 3 persona

Gazeta zvicerane “Tages Anzeiger” ka shkruar sot për arrestimin e gjashtë shtetasve turq të enjtën në Kosovë.

Siç aludon mediumi zviceran, arrestimet kanë ardhur pas urdhrit të Hashim Thaçit, Flamur Sefajt dhe Driton Gashit.

“Me sa duket, ekstradimi ishte urdhëruar nga kreu i shtetit Hashim Thaçi, Ministri i Brendshëm Flamur Sefaj dhe shefi i shërbimit sekret Driton Gashi. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ekstradimi është bërë pa dijeninë e tij”, shkruan “Tages Anzeiger”.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵) .

Agjencia e Intelegjencës së Turqisë ka kapur gjashtë gylenistë përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, të enjtën.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Pas këtij rasti, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe të ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

SHPËRNDAJE