Gazetari i Beogradit pyet “A meriton Kosova të thirret shtet”, William Walker ia bën jetën ‘bajat’ me përgjigjen e tij

Nëse vazhdon lufta politike do të jetë e vështirë të zgjidhen problemet.

Miku i Kosovës ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker i cili edhe sot ishte prezent në shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, dha një mesazh të fuqishëm se Kosova ka një emër të pashlyeshëm.

Ai në një intervistë për RTV21 tregoi çfarë mendon për pavarësinë e Kosovës.

“Mendoj që është njëra prej gjërave më të rëndësishme që kam parë në jetën time dhe unë jam një njeri i moshuar. Sa më pyetën nga një gazetar serb prej Beogradit ,“A meriton Kosova të thirret shtet?” dhe përgjigja ime do të ishte, bisedo me këdo në rrugë, fol me çdo person që takon këtu dhe të gjithë këta e din që janë nga Republika e Kosovës”.

Ndërsa sa i përket situatës politike, Walker tha se Kosova çdo vit po shënon progres.

“Ka shumë probleme si një shtet i ri dhe ju keni probleme që duhet të zgjidhen dhe nëse të gjithë punojnë së bashku, keni mundësinë për t’i zgjedhur këto probleme. Nëse vazhdon lufta politike dhe klanore do të jetë më e vështirë t’i zgjidhni ato probleme, por jam optimist dhe gjërat do të bëhen më mirë, çdo vit që vijë gjërat bëhen më mirë, kështu që kjo është progres”, u shpreh miku i Kosovës.

Ai në fund uroi Republikën e Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë./21Media

Gazetari i Beogradit pyet “A meriton Kosova të thirret shtet”, ja si përgjigjet Walker

Gazetari i Beogradit pyet “A meriton Kosova të thirret shtet”, ja si përgjigjet William Walker

Publiée par RTV21 sur Dimanche 17 février 2019

SHPËRNDAJE