Gazetari ia thotë në sy Selmanajt: Je bërë deputet duke i rrejt njerëzit (VIDEO)

Për të diskutuar në lidhje me arritjen e koalicionit qeverisë mes LDK-së dhe VV-së mbrëmë në emisionin Debat Plus ka qenë I ftuar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, përballë analistëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Në një moment të debatit ishte gazetari, Fidan Rama, që e zuri ngushtë Selmanajn duke ja thënë troç në sy se jë bërë deputet duke i gënjyer njerëzit, duka ja përmend retorikën e tij kundër Hashim Thaçit dhe SHIK-ut përmes së cilës ka fituar votat e qytetarëve.

Rama po ashtu ja përmend hapur se akuzat e Selmanajt ndaj SHIK-ut dhe vrasjet politike ja sollën votat, por që ja kujtojë se nuk ka bërë asgjë si deputet për çështjet e ngritura në kohë fushate.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme:

Ja edhe nje moment shume interesant nga debati i mbremshem!

Publiée par Ermal Panduri sur Mercredi 29 janvier 2020

Marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së nuk ka pasur as pas takimit të mbrëmshëm 3 orësh së bashku më ambasadorët e vendeve të Quintit./Veriu.info/.

SHPËRNDAJE