Gazetari kosovar refuzon ftesën e Thaçit për koktej me Clintonin: Pas 20 vite çlirim na tash jemi të pushtuar nga vetë Thaci

Sot Kosova shënon 20 vjetorin e çlirimit përmes një ceremonie madhështore në kryeqytet, ku të pranishëm janë personalitete të shumta botërore në krye me ish presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish sekretaren e shtetit Medline Albright, shkruan gazeta online veriu.info

Clinton dhe Albright takuan liderët institucionalë të Kosovës, por shumë njerëz në Kosovë dëshirojnë ta takojnë njeriun embelmatik të lirisë së Kosovës që 20 vite më parë dha urdhrin për intervenimin e NATO-s kundër gjenocidit të Serbisë mbi popullatën civile shqiptare.

Gazetari Berat Buzhala ka pritur për disa kohë që ta takojë Clinton tek dera e hotelit por që ai ka dalur nga presidenca dhe nuk ka arritur ta shoh.

Por Buzhala e ka edhe një mundësi tjetër që ta takojë Clintonin në një koktej që mbahet në Sëiss Diamond ku Buzhala ka marrë një ftesë nga presidenti Thaçi.

Por Buzhala ka refuzuar këtë ftesë sepse siç thotë ai tani në jemi të pushtuar nga vetë Thaçi./Veriu.info/

Postimi i plotë:

SHPËRNDAJE