Gazetari Morina: Oliver Ivanoviqin e vrau shteti i Serbisë për këto tri arsye

Sot në mëngjes në Mitrovicën e veriut u vra politikani serb, Oliver Ivanoviq, i cili ishte njëri ndër politikanët me aktiv serbë në Kosovë. Për vrasjen e tij janë hapur disa pista hetimi, por që autorët ende nuk dihet.

Gazetari i portalit Veriu.info, Gazmend Morina thotë se Oliver Ivanoviqin e vrau shteti i Serbisë, ku, sipas tij, ekzistojnë tri arsye pse u krye kjo vrasje.

Ja postimi i plotë në Facebook i Gazmend Morinës:

Oliver Ivanoviqin e vrau shteti i Serbise per tri arsye:

1) Per te treguar se fatin e njejte e ka kush do qe i kundervihet politikes zyrtare serbe, qofte per interesa politike apo personale, siç beri Ivanoviqi per shkak se tentonte te hakmerrej per denimin ndaj tij;

2) Per te treguar se eshte autoriteti me i larte ne veri, i cili nuk mund te pengohet nga akush ne raste te caktuara; dhe

3) Per ta nxitur tensionimin e situates ne Kosove, perkatesisht per te krijuar parakushte me u perserit marsi i vitit 2004.

SHPËRNDAJE