Gecaj paralajmëron javë dinamike për demarkacionin

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, vazhdon të mbetet tema kryesorë në vend. Por, kjo javë po vlerësohet si vendimtare qe kjo çështje të marrë epilog përfundimtar.

Këshilltari i kryeministrit Musta, Bajram Gecaj ka paralajmëruar se këtë javë do të ketë diskutime intensive në të gjitha nivelet për çështjen e demarkacionit, duke mos përjashtuar mundësinë qe kjo çështje të jetë para deputetëve brenda kësaj jave.

“Do të vazhdojnë diskutimet për çështjen e demarkacionit në të gjitha nivelet. Tani për tani nuk ka asgjë konkrete. Por, është e mundshme qe këtë javë demarkacioni të procedohet në Kuvend”, ka thënë Gecaj për ‘Indeksojnline’.

Zv/ministri i Pushtetit Lokal nuk e ka komentuar propozimin e një pjesë të deputetëve të LDK-së për çështjen e demarkacionit me arsyetimin se nuk është pjesë e strukturave qendrore.

Njëri nga njerëzit më të afërt të kryeministri Mustafa shpreson se në fund do të arrijnë t’i sigurojnë votat për të kaluar këtë marrëveshje.

“Personalisht besoj dhe nuk ish dashtë të shkohet në zgjedhje nëse dështon në Kuvend ratifikimi i demarkacionit, por edhe kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli e kanë lënë një mundësi të tillë të hapur”, ka shtuar Gecaj.

Megjithatë për zgjedhjet e parakohshme, ai ka thënë se vendosin partneret e koalicionit.

Mediet kanë raportuar se gjatë kësaj jave do të vendoset për çështjen e demarkacionit, por edhe për zgjedhjet e parakohshme.

E, zgjedhjet më së shumti po i kundërshton LDK, e cila për herë të parë pas luftës udhëheq me ekzekutivin e vendit.

SHPËRNDAJE