Gënjeshtra e Vuçiqit- Tha se një tank gjendet edhe para stadiumit të Dortmundit, por e vërteta është krejt ndryshe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tregoi sot një foto të një tanku për të cilin tha se ndodhet para stadiumit të klubit gjerman të futbollit Borussia Dortmund, por fotografia është marrë në një kazermë gjermane, raporton N1.

Duke komentuar atë që ai tha se ishte një “fushatë histerike” kundër vendosjes së një tanku përpara stadiumit të Crvena Zvezdës në Beograd, Vuçiq tha se CSKA Moska ka një tank në stadium, Arsenali i Londrës ka topa përpara stadiumit, dhe Borussia Dortmund ka një tank si simbol, vendosur përpara stadiumit Westfalen.

“A jemi dakord që gjermanët janë një popull i qytetëruar, se ata janë kundër luftës? Me siguri klubi i dytë më i suksesshëm gjerman është Borussia Dortmund, të paktën kohët e fundit. Këtu ju shihni, ky është një simbol i Borussia Dortmund – një tank, me shenja që kujtojnë disa herë të kaluarën, përpara stadiumit Westfalen. A keni dëgjuar ndonjëherë nëse dikujt i pengon ky tank? Ju kurrë nuk keni dëgjuar as që e kanë, “u tha Vuçiq gazetarëve në Beograd gjatë një vizite në Departamentin e Urgjencës së qytetit.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë provë që sugjeron se tanku-simbol i Borussia Dortmund ekziston dhe se fotografia që tregoi Vuçiq nuk u mor para stadiumit Westfalen, por në një kazermë gjermane.

Fotoja e tankut, ku janë vendosur shenjat e Borussia Dortmund gjatë ‘Ditëve me dyer të hapura’ të kazermës, u postua në Facebook më 2014, në një faqe kushtuar forcave të armatosura gjermane – Bundeswehr.

Administratori gjerman i faqes etiketimin e klubit të futbollit në eksponat – tankun në kazermë – e quajti “përdhosje”.

SHPËRNDAJE