Gëzohet Ramush Haradinaj, merr një super-lajm nga AKR-ja

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë se Flamur Sefaj vazhdon të jetë ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës.

Megjithatë, Sefaj, ministër nga radhët e Aleancës Kosova e Re, që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, do të shkarkohet nesër, pas vendimit të marrë të premten, nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyberaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejt në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Zyberaj ka thënë se AKR ka pranuar kërkesën e Haradinajt, dhe se shkarkimi i Sefajt do të zyrtarizohet të martën. /Express/

SHPËRNDAJE