Gjashtë pacientë në gjendje të rëndë prej koronavirusit: Ministria e Shëndetësisë jep detaje

Në Klinikën Infektive të QKUK’së sot janë të hospitalizuar 47 pacientë me COVID-19, në pritje të rezultateve janë 10 raste, ndërsa janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për COVID-19, gjithsej 4 raste.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Infektivë janë 47 raste të hospitalizuara, ku 41 raste janë në gjendje stabile, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensiv dhe dy pacientë janë në mjekimin intensiv në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.

Tutje është bërë e ditur se sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka asnjë rast të ri të infeksionit brenda-spitalor, ndërsa 4 infermieret e infektuara më parë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më poshtë njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë.

SHPËRNDAJE