Gjen para në rrugë, qytetari në Lipjan bën gjestin e mahnitshëm

Një person nga Ferizaji dje ka gjetur një shumë të konsiderueshme të parave në Lipjan.

Paratë e gjetura në rrugë, Burim Jashari, i ka dorëzuar në stacionin policor në Lipjan. Ai ka thënë për Indeksonline se paratë ishin afër një ëmbëltoreje dhe nuk kishte asnjë dëshmi tjetër se kujt mund t’i kishin humbur.

“Pasi i gjeta në tokë i mora dhe menjëherë i dorëzova në polici. Kam dëshirë ta dijë se të kujt ishin ato para dhe a është lajmëruar ndokush në polici për ti marrë”, ka thënë Jashari.

Shuma e parave të dorëzuara në polici është e ditur, mirëpo për shkak se mund të paraqiten shumë persona si pronar të tyre, ajo nuk publikohet

SHPËRNDAJE