Gjendet i vdekur një person në Ferizaj

Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij, njofton Policia e Kosovës

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Ferizaj.

Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Ndërkohë rasti është duke u hetuar dhe nuk raportohet për persona të arrestuar.

SHPËRNDAJE