GJENDET NJË VAJZË E VDEKUR NË LIQENIN ARTIFICIAL NË MITROVICË

Një trup i pajetë i gjinisë femërore është gjetur në liqenin artificial të Mitrovicës.Trupi i pajetë është gjetur në liqenin që u ndërtua në Suhadoll të Mitrovicës, në orën 17:30.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë për Insajderi, se trupi i përket gjinisë femërore dhe gjetja e saj është bërë rreth orës 17:30.

————————————————————————————–
Kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit për t’i penguar shqiptarët të kalojnë në veri:

————————————————————————————–

“Diku rreth orës 17:30 është gjetur një trup i pajetë i një vajze. Policia ka dalur në vendngjarje dhe është duke e hetuar rastin”, ka thënë Zahiti.

Ai nuk ka dashur që të jap detaje të tjera lidhur me ngjarjen./Insajderi.com

SHPËRNDAJE