Gjendet trupi i gruas së mbytur në Himarë, djali dhe burri i saj shpëtojnë

Gjendet trupi i gruas që u mbyt sot në mëngjes në Gjipe të Himarës, ndërsa burri i saj dhe djali i saj kanë arritur të shpëtohen.

Mirela Rama kishte dal në det në orën 06:00 të mëngjesit me një varke bashkë me bashkëshortin e saj, djalin dhe një punëtor.

Familja Rama doli për të mbledhur rrjetat e peshkimit mirëpo stuhia u afrua shpejt dhe deti i trazuar bëri që varka të përmbysej.

Robert Rama 50 vjeç, djali i tij 25 vjeç dhe punëtori Fatjon Resulahj u shpëtuan nga roja bregdetare ndërsa gruaja Mirela Rama 50 vjeç e u gjend rreth orës 12:00 e mbytur në det.

SHPËRNDAJE