Gjermania jep lajm të keq: Ska më bashkim familjar, edhe ju që keni bërë me 2017-të do të…

Njëra nga temat më të kontestuara të politikës gjermane – kur duhet të marrin familjet refugjatët?

Parlamenti gjerman miratoi kompromisin e arritur mes unionit CDU/CSU dhe socialdemokratëve.

Bundestagu vendosi të shtyjë ndalimin e bashkimit familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi, pra ata që nuk janë të njohur plotësisht si azilantë deri në fund të korrikut. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Më parë koalicioni me bazë të gjerë kishte ndaluar bashkimin familjar për dy vjet nga marsi i vitit 2016.

Tani Unioni konservator i partisë kristiandemokrate, CDU dhe asaj kristiansociale, CSU bashkë me socialdemokratët arritën kompromisin mes tyre pas debateve të zgjatura për një shtyrje të re.

Pas korrikut do të mundësohet ardhja e 1000 vetëve në muaj, përjashtuar rastet e veçanta.

Të Gjelbrit dhe E Majta e kanë kritikuar rregulloren, ndërsa partia djathtiste, AfD kërkon shfuqizimin e plotë të pretendimit për bashkim familjar për refugjatët me status të kufizuar qëndrimi.

Deri në fund të korrikut koalicioni i ri i mundshëm mes konservatorëve dhe socialdemokratëve do të mundësojë rregulloret që do të lejojnë nga fillimi i gushtit ardhjen e familjarëve.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere që e quajti këtë një kompromis realist, theksoi se, veç kësaj do të jepen viza për raste të veçanta të jashtëzakonshme.

Kreu i grupit parlamentar E Majta, Dietmar Bartsch e kritikoi ligjin duke e quajtur “arbitrar, si dhe me pikëpyetje nga ana morale dhe jo të njerëzishëm”./dw/

SHPËRNDAJE