Gjest i jashtëzakonshëm i djaloshit nga Gjilani, gjen kuletën me 1500 euro dhe kërkon t’ia kthejë pronarit

Shaban Shabani nga Gjilani 16 vjeçar, sonte ka gjetur nje kuletë në parkingun e ETC-së në Gjilan.

Ai ka shpërndarë lajmin në Facebook duke kërkuar ndihmë per gjetjen e pronarit te kuletës.

Shabani tregon se në kuletë ka gjetur disa dokumente dhe kartela bankare, si dhe nje shumë parash në vlerë prej 1500 eurosh.

Ai kërkon nga të gjithë  miqtë e tij në Facebook që ta shpërndajnë lajmin për ta gjetur pronarin e kësaj kulete.

Ai ka publikuar edhe një fotografi të letërnjoftimit të pronarit duke treguar se kujt i përket kuleta.

SHPËRNDAJE