Gjest i madh i profesorit nga Podujeva në shkollën ku punon

Para disa dite, profesori i gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë, Patriot Rudari, i bë lajm pasi duke ndjekur në shembull nga Norvegjia, kishte varur qese me mollë në rrethojën e oborrit të tij.

Por, sot, Rudari, mollë ka dërguar edhe për nxënësit e kësaj shkolle, njofton Klan Kosova.

Rudari i cili është edhe asamblist i AAK-së në Podujevë, ka thënë për klankosova.tv se në rrethojën e shkollës sot, ka varur 25 qese me mollë, përafërsisht 80 kilogramë frute.

“Ka qenë kërkesë e nxënësve që të sjell mollë te shkolla”, ka thënë Rudari.

Se pse ka vendosur që mollët t’i varë në rrethojën e shkollës, ai ka thënë se ka dashur që ta vazhdojë shembullin e parë në shtetin e Norvegjisë, të cilin e ka praktikuar edhe në fshatin Shajkovc, aty ku banon.

 

SHPËRNDAJE