Gjesti tjetër vllazëror, 50 psikologë nga Kosova shkojnë në zonat e prekura nga tërmeti

Kosova vazhdon të japë mbështetjen e saj të madhe ndaj situatës së vështirë në Shqipër të krijuar nga tërmeti i së martës, ku humbën jetën 51 viktima, u plagosn 800 persona dhe mijëra familje mbetën pa banesa. Në mesin e viktimave janë 6 fëmijë dhe 22 gra, ndërkohë që u shpëtuar nga rrënojat 45 persona të gjallë.

Mësohet se një grup prej 50 psikologësh, 4 psikiatër, 2 epidemiolog dhe mjek, është nisur ditën e sotme për në zonat e prekura nga kriza në Thumanë, Durrës dhe Tiranë.

Mediat kosovare raportojnë se në përbërje të ekipit janë dhe deputetë nga Kuvendi i Kosovës.

Kjo ekspeditë mjekësore organizohet nga Shoqata e Psikologeve të Kosovës në përbërje të saj do të ketë edhe nga SHBA (PhD) dhe nga Shoqata e Psikologeve të Shqipërisë, që të gjithë profesionist të shëndetit mendor me përvojë dhjetëra vjeçare.

SHPËRNDAJE