Gjinovci: Nuk mund të thuhet se romët kanë vrarë shqiptarët në luftë

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, në emisionin Pressing e ka komentuar dhunën e përdorur ndaj një gruaje rome për të cilën gabimisht u tha se vjedh fëmijë.

Gjinovci thotë se disa prej shqiptarëve thonë se qytetarët romë të Kosovës kanë marrë pjesë në krimet e luftës krah serbëve.

“Nuk mund të thuhet se romët kanë marrë pjesë në krimet ndaj shqiptarëve. Mund ketë pasur pjesëmarrës në krime, ashtu sic ka shqiptarë që mund të kenë vrarë plaka serbe pasluftës, duke u thirrur në UCK’në. Por, përgjegjësia është individuale nuk mund të thuhet se romët kanë marrë pjesë në krimet kundër shqiptarëve”, ka thënë aktivisti në Pressing.

Sipas Gjinovcit, nuk përjashtohen rastet individuale, por nuk mund të gjykohet një komunitet i tërë mbi këtë bazë. /Express/

SHPËRNDAJE