Gjuajtje me armë në këtë qytet të Kosovës, plagoset një person

Para disa minutave ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Ismajl Qemajli” në Gjakovë, me këtë rast ka pësuar lëndime trupore një person. Ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati, lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga Policia në Gjakovë.

Momentalisht policia është në kërkim të të dyshuarit, ndërsa ende nuk dihen motivet që shkaktuan këtë incident.

“Ka ndodh një gjaujtje me armë zjarri në rrugën ,, Ismajl Qemajli” në Gjakovë. Viktima ka lëndime të lehta trupore sipas raportit mjeksor, i dyshuari për momentin është në arrati, Policia është në kërkim të tij”, tha Podrimaj në përgjigjjen dhënë Gazetës Express.