Gjuriq ‘shokon’ me këtë deklaratë për Kosovën

”Nuk është lajm qe një kohë qëkur Prishtina nuk respekton ndonjë marrëveshje”.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq duke shtuar se tani do të ishte lajm dhe do të habiteshin siç tha ai kur Kosova të nis t`i përmbahet disa marrëveshjeve, të fillojë të respektojë fjalën e dhënë.

“Kur ata fyejnë, përdorin retorikë nxitëse, flasin marrëzira për një territor që nuk kanë, nuk është më risi”, tha ai dhe theksoi se “Kosova dhe Metohia është territori i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe me Rezolutën 1244”.