Gjykata me dënim jo propercional, 300 euro gjobë për 24 vjeçaren që vodhi mbi 2 mijë euro në vendin e punës (Dokument)

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog është treguar “dorë shtrenguar” në rastin e të pandehures R.R, nga Istogu e cila ka pranuar fajësinë për vepren penale “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Në këto rrethana, më 12 tetor të këtij viti, gjykata e ka shpallur fajëtore 24 vjeçaren R.R., për rastin në fjalë duke i shqiptuar dënim jopropercional. Për përvetësimin e 2 mijë e 300 euro nga vendi i saj i punës, R.R. i është përcaktuar dënim me gjobë në shumën prej 300 euro, nga gjyqtari Gani Rugova.

Nga dt. 04.03.2018 e gjer me dt. 08.03.2018 në kohë të pacaktuar, në Istog, pikërisht në qendrën tregtare “Banana Cente”, pronë e të dëmtuarit Çun Hasanaj, me qëllim të përfimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, e përvetëson pasurinë e cila i është besuar asaj, në atë mënyrë që përderisa e pandehura punon si arkatare në vendin e lartëcekuar e njëjta skanon artikujt e blerë nga klientët, nuk lëshon kupona fiscal, e më pas artikujt e skanuar I fshinë nga program me qëllim që paratë të merr për vete, ku si pasojë e kësaj të dëmtuar i shkaktohet dëmi në vlerë prëj 2.300 euro.

Gjykata përcakton dënim me gjobë në shumë prej 300 euro të cilin dënim e pandehura duhet ta paguaj me tri këste duke filluar nga muaji vijues gjer me datën 5, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Nëse e pandehura nuk e paguan gjobbën në afatin e lartcekur atëherë dënimi me gjobë zëvendësohet në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 ditësh ku një ditë burgmi llogaritet në 20 euro të gjobës.

Gjykata të njëjtës i përcakton dhe dënim me burg, në kohëzgjatje prej katër muaj të cilin dënim nuk do ta mbajë nëse e njëjta nuk kryen vepër të re penale në afatin ligjor prej një viti, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.”, thuhet në vendimin gjyqësor, kopje te të cilit ka arritur të sigurojë edhe “Gazeta Blic”.


Në këtë rast, gjykata ka marrë si rrethana lehtësuese sjelljen korrekte me trupin gjykues te të pandehures R.R., si dhe gjendjen jo të mirë financiare në familje.

“Gjykata ka ardhur në përfundim se dënimi i shqiptuar te pandehurës është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale të tij me intensitetin e rrezikimit të vlerave të mbrojtura të shoqërisë. Gjykata gjithashtu është e bindur se vendimi mbi dënim do të shërbej për arritjen e qëllimit të dënimit në pengimin e të pandehurës në kryerjen e veprave penale ne të ardhmen, por ai do të ndikoj edhe si preventive e përgjithshme për personat tjerë që të përmbahen nga kryerja e veprave penale në të ardhmen në përputhje me nenin 41 të KPRK-së”, thuhet në vendim.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Istog
Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Istog
Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Istog
Vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Istog