Gjykata Speciale ia përmend emrin në aktakuzën ndaj Mustafës, vjen reagimi nga “Bimi”

Pas aktakuzës së Salih Mustafës, Gjykata Speciale ka lëshuar dokumentin ku përmenden edhe disa nofka të personave, të cilët thuhet se janë të përfshirë në rastin e tij.

Ndër ta ishte edhe personi me pseudonimin “Bimi”, teksa personi që qëndron prapa kësaj nofke është Brahim Mehmetaj, drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës, njëherit kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë.

Indeksonline ka kontaktuar me të, i cili konfirmoi se nofka “Bimi” është e tij, ndërsa aktakuza nga Gjykata nuk i është ngritur ende.

“Po nofka “Bimi” ka qenë gjithmonë e imja, ndërsa aktakuza zyrtarisht nuk më është ngritur akoma”, u shpreh shkurt Mehmetaj.

SHPËRNDAJE