Gjyqtari bëhet qesharak, ja çfarë i ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve

Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e vlefshme për turin e tretë eliminator për Champions League.

Ndërkohë në Skoci në ndeshjen e zhvilluar midis Selltikut vendas dhe miqve të AEK-ut ra në sy një episod që u kap nga kamerat.

Gjatë një aksioni të vendasve, spray i arbitrave që përdoret për të vendosur vijën e barrikadës, ka shpërthyer në drejtim të lojtarit Oliver Ntcham.

Megjithatë kjo nuk e pengoi lojtarin që të godiste dhe të rrezikonte portën.

Më pas spray u largua nga fusha nga vetë arbitri i ndeshjes.

Image

Ndërkohë që ndeshja nuk pati shumë histori dhe u mbyll më rezultatin e barabartë 1-1.

 

 

SHPËRNDAJE