Gjyqtari skandaloz referon “El Clasicon” (Foto)

Hernandez Hernandez do të drejtojë “El Clasicon” e së dielës mes Real Madridit e Barcelonës.

Gjyqtari, Alejandro Hernandez Hernandez, ka kohë që është caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Real Madridit e Barcelonës, e cila do të zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”.

Ky gjyqtar kishte drejtuar “El Clasicon” e vitit të kaluar në “Cam Nou”, të cilën Reali e fitoi 1:2.

Por, Hernandez më shumë njihet për vendimet e tij skandaloze, ku vitin e kaluar kishte anuluar një gol të rregullt të Bale në “Camp Nou”, kishte ndëshkuar me të kuq, Sergio Ramosin dhe nuk kishte pranuar një gol të pastër të Luis Suarezit ndaj Betisit.

Pas këtyre gabimeve, të gjithë pyesin se si do ta drejtojë Alejandro Hernandez Hernandez “El Clasicon” e nesërme? /Express/

SHPËRNDAJE