‘Godet’ Ismet Munishi: Disa futbollistë të Kosovës te Ballkani im nuk do të kishin vend as në 18’she

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, ka deklaruar se disa nga futbollistët e Përfaqësueses U21 të Kosovës nuk do të kishin vend as në 18’she te Ballkani.

Kosova U21 e drejtuar nga Rafet Prekazi pësoi humbje në udhëtim te Shqipëria. Ndeshja e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ ka përfunduar me rezultatin 2-1 në favor të ‘kuqezinjeve’.

Teksa ka analizuar ndeshjen, Ismet Munshi ka thënë se disa nga futbollistët e Kosovës U21 te skuadra e tij nuk do të kishin pasur vend as në 18’she.

“Disa lojtarë të Kosovës U21 unë nuk do t’i merrja as në 18-she te Ballkani. Ata së pari duhet t’i mësojmë që të vrapojnë” – tha trajneri i Ballkanit në ‘RTK’.

Kujtojmë që dyshja e Ballkanit, Arbër Hoxha dhe Blend Baftiu, u inkuadruan si zëvendësues në këtë ndeshje në minutën e 78’të. Madje, Baftiu ishte golashënuesi i golit të vetëm të ‘Dardanëve’.

Tutje, Munishi tha se këta dy futbollistë janë ndër më të mirat te Kosova U21, por sipas tij edhe ‘Supermen’ të jesh nuk mund të ndryshohet loja për aq pak minuta sa kishin në dispozicion./gazetametro.net

SHPËRNDAJE