Gold AG publikon foto romantike në përqafim të bashkëshortes në pushime

Gold AG po shijon në maksimum pushimet me bashkëshorten.

Reperi Gold AG ka ndarë me ndjekësit fotografi të re nga pushimet në bregdetin turk.

Në imazhin e radhës që e postoi në Instagram, Goldi shfaqet pranë pishinës, teksa po e përqafonte Ermirën.

Për ndryshe, partnerja e reperit së fundi u komentua për shtatzëni të mundshme, por një gjë të tillë as nuk e kanë mohuar e as nuk e kanë pohuar deri tani.

Sa i përket projekteve muzikore, Goldi pritet që të rikthehet me projekte të reja brenda këtij muaji. 

SHPËRNDAJE