Graçanica me rrugën “Kosova Metohija”, kërkohet reagimi i institucioneve

Pavarësisht se daton që nga mesjeta apo shekulli i 11-të, nocioni “Metohija” si term kishtar, vazhdon të përdoret edhe sot nga popullsia serbe që jeton në Kosovë, por jo vetëm. Kosovës i referohet ky nocion edhe nga drejtuesit e lartë të institucioneve serbe, por nuk është kjo e gjitha

Në hyrje të Graçanicës, shumë pak metra larg Prishtinës, një rrugë është e emërtuar si “Kosova Metohija”. Nocion ky i cili jo rrallë herë ka krijuar edhe tensione verbale ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

Sipas historianit, Muhamet Malaj ky term nënkupton hapësirën që sot në Kosovë është rajoni i Dukagjinit. Që nga viti 1974, ky term është larguar nga përdorimi dhe për territorin e Kosovës është përdorur “Kosovë”.

Megjithatë, me tendencat për t’u kthyer prapë në atë politikë, ky term është futur prapë në përdorim. Madje, term i tillë po gjendet edhe në rrugët e Kosovës.

Historiani Muhamet Malaj thotë se Serbia nuk është liruar asnjëherë nga këto steorotipe të vjetra.Siç thotë Malaj, kjo është ndër lëshimet e shumta që ka bërë politika e Kosovës.

Gani Hyseni, banor në këtë komunë thotë se institucionet e Kosovës, duhet të reagojnë sa më shpejtë. Derisa për banorët kosovarë në këtë komunë është shqetësuese një emërtim i tillë, njëjtë nuk ndodhë me ata serbë.

Sipas historianit Muhamet Malaj, sikur Kosova të ishte shtet më serioz, atëherë përdorimi i termit “Kosova Metohija”, me kuptimin e serbëve që e përdorin, do të duhej të ndalohej edhe në kuptimin ligjor. Kjo tendencë e këtij përdorimi është akronike dhe tendencioze./kp

SHPËRNDAJE