Granit Xhaka i bindur në fitore ndaj Tottenham

Futbollisti kosovar Granit Xhaka pret vetëm rezultat pozitiv nga skuadra e tij nesër kundër Tottenhamit.Arsenali do të presë të shtunën nga ora 13:30 në “Emirates” Tottenhamin dhe Xhaka, thotë se derbi i Londrës duhet t’i takojë “Topçinjve”.

25 vjeçari pohon se duhet të japim maksimumin që të fitojmë dhe këtë duhet ta bëjnë edhe për tifozët.

“Nesër është ditë e madhe, duhet të fitojmë. Duhet të fitojmë për tifozët, për këtë fanellë për të gjithë”, ka deklaruar Graniti.Arsenali aktualisht radhitet e 6-ta në tabelë me gjithsejt 19 pikë të grumbulluara, kurse Tonttenham me 23 pikë radhitet në vendin e 3-të.

SHPËRNDAJE