Greg Delawie nis takimin me Behgjet Pacollin (Video)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, aktualisht është në takim me presidentin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

AKR është në koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe të njejtën ditë lideri i LDK-së është ftuar në takim edhe nga kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj.

Të shtunën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e dala nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim i hapi rrugë edhe formimit të koalicioneve pas zgjedhore dhe konstituimit të institucioneve të reja.

Ngjarjen mund ta ndiqni LIVE në videon më poshtë./Arbresh.info/

SHPËRNDAJE