Grenell takohet me Vuçiqin në Beograd, do të dalin në konferencë të përbashkët për media

Richard Grenell në Beograd është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Emisari amerikan në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell në Beograd është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe kanë publikuar fotografi nga takimi i tyre derisa Grenell dhe Vuçiq së shpejti pritet të deklarohen në një konferencë të përbashkët për media.

Grenell shkoi në Beograd nga Prishtina, ku tha se taksa duhet të hiqet dhe Beogradi të ndalojë fushatën për për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

SHPËRNDAJE