Gruaja alergji në dimër, mund të vdesë nëse bëhet shumë ftohtë

Edhe pse ata që e urrejnë motin e ftohtë mund të thonë se janë alergjik ndaj dimrit, ekziston një grua e cila me të vërtetë është – dhe mund të vdesë nëse nuk mbështillet fort dhe qëndron e nxehtë gjatë muajve të ftohtë.

21-vjeçarja Arianna Kent, nga Kanadaja, vuan nga një gjendje e rrallë shëndetësore, që do të thotë se kontakti me çdo gjë të ftohtë – prej një ushqimi të ftohtë e deri tek uji i ftohtë ose ndryshimet në temperaturë, mund ta shtrijnë atë në spital.

Dhe reaksionet janë tepër të këqija. Jo vetëm që kjo sëmundje bën që asaj t’i shfaqen puçrra nëpër trup, por në rastet më ekstreme, Arianna rrezikon të pësojë shok nga reaksionet, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse është në një gjendje të tillë, Arianna thotë se njerëzit nuk e marrin seriozisht alergjinë e saj. Ajo tha: “Nuk ndodh çdo ditë që dikush të thotë ‘jam alergjik ndaj të ftohtit’, por kjo është diçka e vështirë dhe sidomos kur njerëzit nuk të besojnë se e ke ose se ekziston kjo alergji”.

“Njerëzit shpesh nuk më besojnë ose nuk e dinë se kjo është alergji e vërtetë, duke thënë, ‘Po Arianna, e dimë se ke gjithmonë të ftohtë por kjo nuk do të thotë se je alergjike”.

Dhe për më keq, ajo jeton në një nga vendet më të ftohta të Tokës, aty ku temperaturat shpesh bien në -40 gradë C. Kështu, ajo gjithmonë duhet të përgatitet për gjithçka, duke qëndruar brenda gjatë ditëve të ftohta – madje, duke evituar edhe kondicionerin e ajrit gjatë ditëve të nxehta.

SHPËRNDAJE