Gruaja e Kadri Veselit merr vëmendjen në dasmën e djalit të Adem Grabovcit (Foto)

Është martuar djali i madh i Adem Grabovcit, Ngadhnjimi. Nga politikanët në dasmën e djalit të Grabovcit, ishte Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli si dhe në tavolinë me të ishte dhe kreu i AAK’së Ramush Haradinaj.

Por, vëmendjen e dy figurave politike ia mori gruaja e Veselit, Violeta.

Ajo si çdoherë u shfaq mjaft elegante duke i kushtuar rëndësi shumë thjeshtësisë.

Ndryshe Violeta Veseli, është edhe ndër gratë më të bukura të politikanëve të Kosovës. Veselin bashkëshortja e shoqëron çdoherë në aktivitete të ndryshme.

SHPËRNDAJE