Gruaja gjermane bëhet myslimane, ja momenti kur ajo shpërthen në lot

Quhet Natascha Nicole Kellermann, një ish-anëtare e grupit ultra-nacionalist ndryshe e djathtës ekstreme AfD në Gjermani ka marrë vendim që të konvertohet në Islam.

Ajo është konvertuar nga feja krishtere në atë islame në qytetin Kajseri të Turqisë ku dhe tani po jeton me burrin e saj 35 vjeçar Emrah Adıgüzel.

Para 4 vite gjatë një udhëtimi për pune, Natascha ishte njoftuar me Emrah i cili ishte një biznesmen dhe punonte ne këtë qytet, pa kaluar shume kohe ata kishin vendosur te martohen.

Dhe vetëm 4 vjet më pas, gruaja gjermane vendosi ta nderoj fenë me vetë dëshirë.

“Kur fillova të njoha muslimanët përreth me të cilët jetoja dhe punoja në një vend, fillova të interesohem edhe më shumë për këtë fe. Kur’anin e shihja si një libër të thjeshtë. Me kalimin e kohës fillova ta kuptoj atë, dhe thellësinë e kuptimit të tekstit. Buri im me ndihmonte që ta lexoj interpretimin dhe komentimin e Kur’anit, por sinqeritetin e këtij libri e ndjeva vetëm kur e përfundova atë. Rruga ime e mohimit të Kur’anit ishte shumë e gjatë, por në fund të këtij rrugëtimi e përqafova Islamin dhe tani jam muslimane,” ka theksuar Kellermann për agjencinë e lajmeve IHA.

SHPËRNDAJE