Gruaja kalon gardhin dhe i del përpara luanit

E çmendur apo guximtare? Çfarëdo qoftë, kjo grua ka luajtur me jetën e saj, kur ka vendosur të kalojë gardhin e të hyjë në territorin e luanit në një kopsht zoologjik në Bronx të SHBA’së.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ndërkohë që video ku duket gruaja që është përballë luanit dhe e përshëndet me dorë, po bën xhiron e botës. Për fat të mirë, asgjë e keqe nuk ndodhi.

Kopshti zoologjik tha në një deklaratë se: “Gardhi dhe rregullorja ekzistojnë për sigurinë e vizitorëve, stafit dhe të kafshëve. Kemi një politikë tolerancë zero për shkelje të tilla.

Kjo shkelje ishte shumë e rëndë dhe mund të rezultonte me një dëmtim serioz apo edhe vdekje “./gazetametro.net

SHPËRNDAJE