Gruaja me aftësi të kufizuar, bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

Gruaja me aftësi të kufizuar, bëhet nënë për herë të parë në moshën 50-vjeçare

Një 50 vjeçare me aftësi të kufizuar është bërë nënë e një vajze në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, pas një shtatëzanie të vështirë që ja doli të finalizohej me sukses,falë kujdesit të ekipit mjekësor të këtij materniteti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka ndjekur nënën paraplegjike prej disa muajsh, e vizitoi në spital, duke i garantuar edhe kujdesin e mëtejshëm për të dhe të porsalindurën.

Zenepe dhe Gëzim Pirja janë një çif personash me aftësi të kufizuar, të cilët me dëshirën e madhe për t’u bërë prindër, i janë drejtuar maternitetit “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Në gusht të vitit 2018, Gëzimi i është drejtuar me një email ministres Manastirliu për ta mbështetur për qëndrimin në spital, për vijimin e shtatëzanisë së gruas së tij.

SHPËRNDAJE