Hajnat rrezikojnë edhe autostradën “Ibrahim Rugova”, vjedhin shtyllat që e mbrojnë rrugën nga më e keqja

Një punëtor i firmës për mirëmbajtje të autostradës “Ibrahim Rugova” ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur disa përforcues të shtyllave të mbrojtjes

Rasti ka ndodhur pasditen e së e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ankuesi ka njoftuar policinë se dikush i ka vjedhur 100 përforcues të shtyllave mbrojtëse.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se njësitet përkatëse janë duke e hetuar rastin.

Nuk raportohet për të arrestuar.

SHPËRNDAJE